
Dortmundi ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Maincin, për javën e pestë në Bundesligë. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovaç shënuan dy herë në pjesën e parë. Në minutën e 27, pas një aksioni model dhe asistit të Julian Brandt, suedezi Svenson gjeti golin. Në minutën e 40, sërish një kombinim fantastik mes Adejemi dhe Brandt, ku sulmuesi gjerman dyfishoi shifrat.
Në 20 minutat e fundit, vendasit mbetën me një lojtar më pak. Dortmundi merr fitoren e tretë rresht dhe renditet në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Bajerni kryesues.
Në ndeshjet e tjera, Leverkuseni fitoi 1-2 në transfertë ndaj St.Pauli, Lajpcigu fitoi 0-1 në transfertë ndaj Volfsburgut. Heidenhajmi mposhti 2-1 në shtëpi Augsburgun. Lajpcigu renditet i treti me 12 pikë, Leverkuseni në vendin e katërt me 8 pikë.
Lini një Përgjigje