
Tifozët e Realit të Madridit janë gati për supersfidën e madhe ndaj Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve, në turneun “e madrilenëve”, që kanë fituar si askush tjetër kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
Ultrasit dhe jo vetëm, e kthejnë zakonisht në një festë natën e Ligës së Kampioneve në “Santiago Bernabeu” dhe kështu ka qenë edhe sot. Përveç atyre fatlumëve që kanë siguruar biletat për ndeshjen e sotme në impiantin madrilen, kanë qenë dhjetëra mijëra tifozë që kanë pushtuar rrugët pranë stadiumit vetëm për t’i dhuruar ekipit një pritje madhështore.
Autobusi ka çarë më vështirësi mes rrugëve te kryeqytetit, duke mbërritur pranë impiantit i shoqëruar me eskortë policore me motorë dhe kuaj, ndërsa një “det” tifozësh në të dy anët e rrugës përshëndetnin skuadrën duke mos ndalur këngët.
????️???? LLEGADA DEL REAL MADRID AL BERNABÉU
— Carrusel Deportivo (@carrusel) May 9, 2023
????‼️ Impresionante el AMBIENTAZO en esta semi de #UCL ante el Manchester City
????️ @Javiherraez pic.twitter.com/s6Z56MuPi4
Lini një Përgjigje