
Reali i Madridit pret sot Mançester Sitin në një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që shumëkush e ka cilësuar si finalja e turneut. Madrilenët janë fituesit në fuqi dhe ekspertët e kompeticionit, ndërsa anglezët janë ekipi më në formë.
Të dy ekipet që në fillim shiheshin si pretendente kryesore për të fituar trofeun dhe kanë ecur ashtu siç parashikohej deri në kryqëzimin mes tyre, ndoshta një tur para asaj që parashikonin të gjithë. Siti do të kërkojë hakmarrjen për eliminimin në shtesë në vitin e kaluar, por as kjo nuk ka frikësuar Ançelotin.
Pak më parë janë publikuar edhe titullarët, me trajnerët respektiv që kanë vendosur tashmë për “luftëtarët” që do zbresin në fushën e lojës.
Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 3-1 për spanjollët. Në sfidën e sotme arbitër kryesor është caktuar Soarez Diaz, gjyqtar nga Portugalia.

Lini një Përgjigje