Sport22 Shkurt 2024, 23:51

Roma kualifikohet falë “ruletës ruse”, verdhekuqtë mposhtin Fejnordin nga penalltitë dhe presin biletën për në raundin e 1/8

Shkruar nga Pamfleti

Roma kualifikohet falë “ruletës ruse”, verdhekuqtë

Përfundon ndeshja Roma-Fejnord. Verdhekuqtë kanë prerë biletën për në turin tjetër, pasi kanë mposhtur holandezët falë "ruletës ruse" të penalltive me rezultatin 3-1.Ashtu si ndeshja e parë, edhe takimi i dytë përfundoi në barazim 1-1. Nën prezencën e 67,293 tifozëve, sfida nisi me ritëm të lartë. Gimenez realizoi në portën e skuadrës italiane që në minutën e pestë, gol për t’u cilin u desh edhe verifikimi nga ana e VAR. Një goditje perfekte nga distanca e Pelegrinit “shkundi merimangat” e portës holandeze, në minutën e 15. Të besuarit e De Rosit shtuan presionin dhe në minutën e 37 ishte Karsdorp që provoi të përmbyste ndeshjen, por topi shkoi mbi traversë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me skuadrat që iu drejtuan shtesës.

Në ndeshjet e tjera, Sportingu i Lisbonës bëri detyrën, teksa nuk e vendosi aspak në diskutim kualifikimin. Portugezët fituan 3-1 në aktin e parë ndaj zviceranëve të Jong Bojs, ndërsa sonte në “Estádio José Alvalade”, takimi përfundoi 1-1.

Super-triumf i Spartës së Pragës ndaj Gallatasarajit me shifrat 4-1 në Pragë, duke bërë kështu të pavlefshme fitoren 2-3 të turqve në sfidën e parë. Te skuadra çeke, lojtari shqiptar Indrit Tuci ishte protagonist me gol dhe asist, ndërsa ndeshje të mirë luajti edhe Qazim Laçi.

Shorti i Ligës së Europës do të hidhet nesër, me skuadrat që do të mësojnë kundërshtarët në fazën tjetër.

roma fejnord liga e europës