TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2025, 17:11

Roma pagoi 30 mln euro për ta patur në ekip, eksperti i merkatos zbulon dëshirën e madhe të Marash Kumbullës

Shkruar nga Pamfleti

Roma pagoi 30 mln euro për ta patur në ekip, eksperti i merkatos

Marash Kumbulla është kthyer te Roma, pasi ishte i huazuar tek Espanjoli. Dhe pse zërat e kanë lidhur shpeshherë me largimin përfundimtar nga verdhekuqtë, kjo nuk është dëshira e vetë mbrojtësit.

Xhanluka Di Marcio, ekspert i merkatos në Itali zbulon se Kumbulla kërkon qendrimin. Ky është pikërisht synimi këtë verë, t’i bashkohet shokëve të skuadrës dhe të bindë Gasperinin.

Kumbulla spikati me Espanjolin në Spanjë. Lojtari i Kombëtares mbetet një alternativë për t’u vlerësuar, pasi ka luajtur për Romën nga viti 2020.

Verdhekuqtë kanë paguar rreth 30 milionë euro në total, për ta pasur Kumbullën në skuadër. Dhe besimi nuk është humbur te 25-vjeçari i Kombëtares shqiptare.

 

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare roma

Lini një Përgjigje