Sport 3 Qershor 2023, 22:56

Romanjoli dhe Luis Alberto “likuidojnë” Empolin, Lacio e mbyll si nënkampion Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Romanjoli dhe Luis Alberto “likuidojnë” Empolin, Lacio e mbyll

Lacio triumfoi me rezultatin e pastër 0-2 në “Stadio Carlo Castellani” ndaj Empolit, duke mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 74 pikë. Të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Romanjoli realizoi i pari në minutën e 48, ndërsa Luis Alberto dyfishoi shifrat në fundin e takimit.

Në ndeshjen tjetër të Serisë A, Kremoneze rënë nga kategoria mundi 2-0 Salernitanën në shtëpi me golat e Buonaiuto  me penallti dhe Tsadjout F. Nesër luhen takimet e tjera.

empoli lacio seria a