Sport 3 Qershor 2023, 22:29

Tifozët e PSG-së përcjellin me vërshëllima Leo Mesin, i vënë “vulën” krisjes me yllin argjentinas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e PSG-së përcjellin me vërshëllima Leo Mesin, i

Nuk ka paqe me tifozët, as në ndeshjen e fundit të Lionel Mesit me fanelën e PSG-së. Edhe pse klubi francez doli me një njoftim zyrtar, që “Pleshti” do të largohet nga kampionët e Ligës 1, kjo nuk i pengoi tifozët që ta vërshëllenin, duke i vënë “vulën” kështu krisjes me yllin argjentinas. 

Në momentin që emri i Mesit u shfaq në monitorin e stadiumit, lumë vërshëllimash dhe kontestimesh pushtuan “Parc De Prince”. Kujtojmë se shumë tifozë të Parisit janë të pakënaqur me paraqitjen e Mesit pas Kupës së Botës, si dhe me refuzimin e tij për të rinovuar kontratën. 

lionel messi sulmuesi argjentinas psg