
Sergej Milinkoviç-Saviç nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren e Serbisë. Ai ia bëri të qartë këtë trajnerit Dragan Stojkoviç në një bisedë telefonike.
“Ne folëm pesë herë. Ai pohoi se nuk është gati mendërisht. Për sa kohë që unë jam trajneri, ai nuk do të ftohet përsëri,” tha Stojkoviç dhe shtoi: “Do ta pranoni, pas pesë bisedave, nuk ka nevojë të flasim më për këtë temë. Asnjë debat. Nuk kam dëshirë të bind askënd nëse nuk dëshiron”, tha trajneri i Serbisë.
Kështu Stojkoviç shkoi në Amerikë për të biseduar me Kostiç dhe Vlahoviç, por nuk u takua me Milinkoviç-Saviç.
Kjo ka ngjallur shumë debat dhe pakënaqësi në Serbi, teksa serbët pyesin veten se si ka mundësi që Stojkoviç takon Kostiç dhe Vlahoviç, por nuk flet nga afër me Milinkoviç-Saviç që zhvilloi një ndeshje mbreslënëse dhe eleminoi një ekip si Mançester Siti nga Botërori i klubeve.
Lini një Përgjigje