TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 22:19

Sfida ndaj Izraelit/ Ja si pritet të rreshtohet Kosova në duelin e parë kualifikues të eliminatoreve të “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti
Sfida ndaj Izraelit/ Ja si pritet të rreshtohet Kosova në duelin e

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të duelit kundër Izraelit, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00.

Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm.

Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshje. Trajneri Zhires pritet të hedhë në fushë një formacion kryesisht sulmues, teksa reparti ofensiv pritet të formohet nga Zhegrova, Rashica dhe Muriqi, të 3 këta në superformë me klubet e tyre.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit:

Muriç, Rrudhani, Kryeziu, Rrahmani, Hadërgjonaj, Dreseviç, Berisha, Celina, Zhegrova, Rashica, Muriqi

kosova kualifikueset e "euro 2024" ndeshja me izraelin

Lini një Përgjigje