TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2023, 10:58

Shënoi supergol me Çekinë, Jasir Asani mesazh tifozëve: E meritonit një fitore të madhe, bashkë do të ikim në Gjermani!

Shkruar nga Pamfleti

Shënoi supergol me Çekinë, Jasir Asani mesazh tifozëve: E

Jasir Asani padyshim është kthyer në idhullin e të gjithë Shqiptarisë.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar një tjetër gol fantastik nga distanca në duelin e mbrëmshëm ndaj Çekisë.

Pas fitores së madhe, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Asani shkruan se tifozët e meritojnë këtë dhuratë dhe se bashku do të ikin në Gjermani.

"Guess who is back… Berlin, na prit! Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje!

Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito Federata Shqiptare e Futbollit", shkruan Asani.

jasir asani ceki tifoze fitore gjermani

Lini një Përgjigje