TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2023, 16:48

CR7 nuk bind as në Arabinë Saudite, portugezi pritet të largohet nga Al-Nassr në verë

Shkruar nga Pamfleti

CR7 nuk bind as në Arabinë Saudite, portugezi pritet të largohet

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al Nassr dhe të kthehet në Evropë, sipas medias spanjolle El Nacional.

Sipas kontratës me klubin saudit, të cilit iu bashkua në janar të këtij viti, Ronaldo merr rreth 200 milionë euro në vit. Por duket se ai është gati të heqë dorë nga kjo shumë gjigante. Pretendohet se superylli portugez mund të kthehet te Real Madrid, vetëm si ambasador i klubit, jo si futbollist.

Florentino Perez u sigurua që Ronaldos të mos i mungonte puna në Santiago Bernabeu. Por padyshim që [Perez] nuk do që ai të kthehet si lojtar, sepse ai mendon se cikli ka përfunduar”, shkruan El Nacional/

Ish-lojtari i Juventusit kaloi vetëm pesë muaj te Al Nassr dhe shënoi 12 gola në 15 ndeshje për klubin në të gjitha garat. Drejtuesit e klubit arab gjithashtu kanë shprehur pakënaqësi ndaj performancës së Ronaldos dhe kjo mund t’i hapë rrugë një rikthimi në Evropë.

cr7 al-nassr largohet

Lini një Përgjigje