TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2025, 15:45

Shqipëria dërgon në delir mediat polake: Short ëndrrash, nuk mund të kishte qenë më mirë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria dërgon në delir mediat polake: Short ëndrrash, nuk

Menjëherë  pas zyrtarizimit të kundërshtarit me të cilën do të luajë Shqipëria e cila përkon me skuadrën e polakëve, ka ardhur edhe reagimi nga këta të fundit. Në mesin e 16 skuadrave të cilat ishin në short, dyshja Shqipëri-Poloni është një duel në të cilin jo pak herë e kemi ndjerë  “shijen” e konkurrencës së njëri-tjetrit në fushë.

Por megjithatë media polake “Onet.Pl” e kanë cilësuar si fillim shortin e bërë si një “short ëndrrash”, ndërsa ekipin kuqezi si “opsionin e dytë më të mirë në gjysmëfinale”. Duke nënkuptuar kështu që nuk ndihen edhe aq të rriskuar nga Kombëtarja jonë.

Të tjera media siç është  “WP.pl” e kanë mbajtur shkrimin e tyre me më shumë objektivitet, por pa “lënë në hije” fitoret e tyre ndaj Shqipërisë. Ndërsa nën rreshta kuptohet qartë se ata janë “sy e vesh” drejt përballjes.

Pak por e sigurtë, përballja Shqipëri-Poloni, statistikisht ishte e pritshme për shkak dhe të vetë formulës, mbetet për t´u parë  debutimi i të dyjave skuadrave, të  cilat e konsiderojnë sfidën shumë të  rëndësishme për “jetëgjatësinë ” e tyre në  Botërorin e 2026.

mediat polake shorti i "play off" të botërorit

Lini një Përgjigje