TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 19:47

Shqipëria kërkon fitoren përballë Andorrës, publikohen pamjet nga dhoma e zhveshjes e kuqezinjve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon fitoren përballë Andorrës, publikohen

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve të Botërorit. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, nis në orën 20:45.

Të dy ekipet futen në fushën e lojës për të bërë kthesën, për shkak se u mposhtën në ndeshjet e para respektive. Andorra u mund 0-1 nga Letonia, ndërsa kuqezinjtë tanë pësuan disfatë 2-0 përballë Anglisë.

Momentalisht andorrianët janë më lart në renditje, kjo për shkak të golavarazhit. Përsa i përket sfidës së sotme, Shqipëria është favorite në letër, por gjithçka i mbetet fushës.

Por 2 orë para se të fillojë kjo sfidë, FSHF-ja ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes. Lojtarët në sfidën e sotme do të mbajnë veshur uniformën e parë të Kombëtares, atë të kuqen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

kombëtarja shqiptare dhoma e zhveshje ndeshja me andorrën

Lini një Përgjigje