
Zhbllokohet sfida në Sllovaki, Kosova ndëshkohet pas 6 minutash lojë. Valjent kaloi ekipin e tij në avantazh duke realizuar me kokë.
Kombëtarja "dardane" nis sonte një nga sfidat më të rëndësishme në rrugën drejt Kupës së Botës 2026, duke u përballur në transfertë me Sllovakinë në Bratislavë. Ndeshja konsiderohet si pengesa e parë drejt finales së këtij cikli, ku fituesi do të përballet me skuadrën që del triumfuese nga çifti Turqi-Rumani.
Kosova hyn në këtë takim me objektiv të qartë: sigurimin e një rezultati pozitiv që e çon në fazën finale të kualifikueseve të Botërorit. Megjithatë, trajneri Franko Foda duhet të përballet me dy mungesa të rëndësishme në repartin mbrojtës.
Kapiteni Amir Rrahmani dhe mbrojtësi Leon Avdullahu nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje, duke detyruar stafin teknik të bëjë riorganizime në vijën e fundit.
Pavarësisht këtyre mungesave, trajneri ka vendosur të hedhë në fushë formacionin më konkurrues të mundshëm:
Formacioni i Kosovës:
Muriç; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni, Asllani, Muriqi.
Kjo përballje është vendimtare për ambiciet e Kosovës për të arritur për herë të parë në një Kupë Bote. Një fitore ndaj Sllovakisë do ta afronte ndjeshëm ekipin me një hap historik.
Lini një Përgjigje