TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 22:39

“Shqiponjat kuqezi” nisin fluturimin drejt Berlinit, 'magjikët' Asani dhe Seferi kapitullojnë Çekinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiponjat kuqezi” nisin fluturimin drejt Berlinit,

“Shqiponjat kuqezi” shumë afër për të rishkruar historinë. Shqipëria ka mundur me rezultatin e thellë 3-0 Çekinë në “Air Albania” dhe janë me njërën këmbë në “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

45 minutat e para u mbyllën me fitoren e ekipit të Silvinjos me supergolin e realizuar nga Jasir Asani në minutën e 9.

Në minutën e 38, çekët realizuan pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil, i cili shtyu më dorë topin në rrjetë. Gjyqtari anuloi golin si dhe i tregon kartonin e dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Suçek për protesta.

Taulant Seferi dyfishoi shifrat për kuqezinjtë në minutën e 52. Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me topin që shkoi te Seferi, i cili çoi topin në rrjetë. Edhe kontrolli me VAR-in nuk ndryshoi vendimin e fushës dhe kuqezinjtë festuan dyfishimin e shifrave.

“Shqiponjat kuqezi” nisin fluturimin drejt Berlinit,

Shqipëria trefishoi shifrat me Taulant Seferin. Këtë herë ishte një kundërsulm i Dakut, i cili dërgoi topin te ish-sulmuesi i Tiranëës, që realizoi edhe dopietën e tij personale në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Shqipëria mban e vetme vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Çekia renditet në vendin e 3 me 8 pikë.

“Shqiponjat kuqezi” nisin fluturimin drejt Berlinit,

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë sërish në “Air Albania” më 17 Tetor përballë Bullgarisë, por kësaj radhe do të jetë një test miqësor dhe jo një ndeshje për kualifikueset e Europianit.

“Shqiponjat kuqezi” nisin fluturimin drejt Berlinit,

“Shqiponjat kuqezi” nisin fluturimin drejt Berlinit,

shqipëria çekia kualifikueset e

Lini një Përgjigje