Nedim Bajrami

Nga Nedim Bajrami te Berat Gjimshiti, shqiptarët ndezin merkaton e Serisë A - Sport
Sport10 Mars 2022, 18:27

Nga Nedim Bajrami te Berat Gjimshiti, shqiptarët ndezin merkaton e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Nga Nedim Bajrami te Berat Gjimshiti, shqiptarët ndezin merkaton e

Nga Nedim Bajrami te Berat Gjimshiti, shqiptarët ndezin merkaton e Serisë A

Emri i Nedim Bajramit që lidhet me një klub të madh si Milani është vetëm profili i radhës që mund të bëjë hapin e madh në karrierë. Fantazisti i Empolit kërkohet edhe nga Juventusi, teksa mësohet që edhe Murinjo e ndjek me kërshëri.

Admirues në Itali, por edhe jashtë saj, ka edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi monitorohet nga Interi, ndërkohë që Lacio po lufton me kohën për t’i rrëmbyer firmën e rinovimit Tomas Strakoshës. Edhe Kumbulla pas një nisjeje të vakët ka joshur Murinjon, teksa Ismajli e Berisha janë vlerësuar gjithmonë nga klubet e Serisë A.

Kristjan Asllani është një tjetër xhevahir i Empolit të shqiptarizuar. Për mesfushorin ka interes nga disa skuadra, ndërkohë që tek Interi po bëhet gati për hapin e madh edhe Kevin Zefi, 17-vjeçari me origjinë shqiptare që deri në këto momente duket i orientuar të përfaqësojë Irlandën.

Edhe Molla te Bolonja pret një shans, por nuk do të ishte çudi që djaloshi të huazohet për të fituar përvojë, e cila në një të ardhme mund t’i shërbejë edhe Shqipërisë./ Panorama Sport

Sport Berat Gjimshiti futbollistët shqiptarë Nedim Bajrami Seria A