TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2025, 18:17

Shtohet oreksi për Ardjan Ismajlin, mbrojtësit të kombëtares i del emri te skuadra tjetër e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Shtohet oreksi për Ardjan Ismajlin, mbrojtësit të kombëtares

E ardhmja e Ardian Ismajlit mbetet ende për t’u përcaktuar. Mbrojtësi i kombëtares ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij muaji, ndërsa destinacionet për të vijuar karrierën janë të shumta.

Së fundmi, emri i tij ka përfunduar në korridoret e zyrave të Torinos. Skuadra “Granata” është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit duket i duhuri për të përforcuar ekipin.

Kalimi te Torino do të ishte një mundësi e mirë për të treguar veten, me 28-vjeçarin që nuk do ndërronte kampionat, por do qendronte në Sernë A. Të tjera skuadra të interesuara janë Verona, Lacio dhe Beshiktashi.

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare torino

Lini një Përgjigje