TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2023, 20:31

“Shtyje, shtyje, shtyje”, Broja ‘hedh pas krahëve’ dëmtimin dhe shfaqet në stërvitje me Çelsin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shtyje, shtyje, shtyje”, Broja ‘hedh pas krahëve’

Çelsi ka kryer seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri, Mauricio Poçetino, i cili duket se e ka nisur menjëherë me ritme të larta.

Në këtë seancë u paraqit dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është i gatshëm për “Blutë e Londrës”.

Ai shfaqet në palestër me pjesën tjetër të skuadrës, teksa duket se kryen një stërvitje intensive, ku së bashku me të ndodhet dhe përgatitësi atletik, i cili i thotë shpesh Brojës: “Shtyje, shtyje, shtyje”.

Çelsi do të nisë fazën përgatitore kundër skuadrës së Urekshem, e cila fitoi zemrat e tifozëve anglez, pasi u ngjit në mënyrë dramatike në League Two, ndërsa më pas do të udhëtojë për në SHBA.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje