Sport28 Janar 2024, 19:09

Skënderbeu mund Tiranën në ndeshjen e çmendur në “Air Albania”, mbyllet në paqe sfida Vllaznia-Partizani

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu mund Tiranën në ndeshjen e çmendur në

Tirana ka pësuar disfatë 3-4 nga Skënderbeu, në përballjen e kampionatit shqiptar. Korçarët e filluan ndeshjen me “marshin” e pestë, teksa realizuan dy herë në harkun e 18 minutave. Fillimisht Franklin e më pas Shaqe, “ndezën” festën e mysafirëve. Në minutën e 28 Abazaj shkurtoi diferencat, teksa ekzekutoi saktë një penallti.

Lico dërgoi shifrat në 1-3 në minutën e 33, duke treguar qartë se Skënderbeu e kishte seriozisht në kryeqytet. Show i pjesës së parë nuk kishte përfunduar ende. Përgjoni rihapi llogaritë dhe mbajti gjallë shpresën bardheblu. 

Djemtë e Gvozdenoviç u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe në minutën e 63, Franklin “tundi rrjetën” sërish. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, Tirana mbeti me një lojtar më pak për më shumë se çerek ore lojë, pasi Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Pavarësisht kësaj, Patrik shënoi në minutën e 85, por nuk ishte i mjaftueshëm që të besuarit e Ahmataj të dilnin me pikë nga ky takim. Kështu, Tirana renditet në vendin e katërt me 30 pikë dhe kreu i klasifikimit duket shumë larg. Skënderbeu e sheh veten në vendin e gjashtë me 25 pikë. 

Në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani ndajnë pikët, duke barazuar 1-1. Maget ishte autori i golit për të kuqtë, ndërsa Balaj i dhuroi një pikë shkodranëve. Me këtë rezultat, ekipi i Orges Shehit renditet në vendin e dytë me 36 pikë, sakaq Vllaznia e ndjek me 33 pikë në vendin e 3. 

tirana skënderbeu vllaznia partizani abissnet superiore