Sport 8 Dhjetor 2023, 16:17

Babai i Myrto Uzunit vjen me mesazhin e koduar: Kur të vjen pleqëria, s’të do as djali e as bija (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Babai i Myrto Uzunit vjen me mesazhin e koduar: Kur të vjen pleqëria,

Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni ka trazuar rrjetin me një mesazh të koduar të postuar në “Story”. Artani është mbështetësi më i madh, i Myrtos, teksa këtë ai e ka shfaqur shpeshherë si nëpërmjet rrjeteve sociale, edhe në intervista në emisione të ndryshme.

Mes tyre ka një lidhje të ngushtë që nga hapat e parë të karrierës së Myrtos, të cilit asnjëherë nuk iu ndalua nga i ati ëndrra për t’u bërë futbollist edhe pse familja vuante ekonomikisht.

Së fundmi, Artani ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale ku shkruan një thënie të vjetër shqiptare: Kur të vjen pleqëria, s’të do as djali as bija.

Nuk dihen arsyet apo drejt kujt është drejtuar ky mesazh i ‘koduar’, por sigurisht që ngjall kureshtje. Natyrshëm lindin dyshimet që mund të ketë edhe një hatër mbetje me djalin e tij, i cili së fundmi i është dedikuar partneres së tij. 

Babai i Myrto Uzunit vjen me mesazhin e koduar: Kur të vjen pleqëria,

artan uzuni babai i myrto uzunit