TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2025, 22:05

Shqipëria U-15 mposhtet nga Malta, kuqezinjtë e vegjël nuk ia dalin në miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-15 mposhtet nga Malta, kuqezinjtë e vegjël nuk ia

Kombëtarja shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi.

Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15 me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33 me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.

Kuqezinjtë u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes, prodhuan raste dhe u aktivizuan me lojtarë të rinj, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Maltën U-15.

Shqipëria U-15 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maltës U-15 më 18 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

shqipëria u-15 malta u-15 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje