
Sportingu i Lisbonës ka fituar titullin e kampionit të Portugalisë për të dytin sezon radhazi. Titulli u sigurua në ndeshjen e fundit të kampionatit me një fitore komode 2-0 përballë Guimaraes.
Golat e Pedro Gonçalves dhe sulmuesit Viktor Gyökeres vulosën fitoren, duke shkaktuar festime të shumta në të gjithë kryeqytetin, ndërsa Sporting shkruajti historinë.
Skuadra festoi titullin me tifozët në sheshin Marques de Pombao, të ndriçuar me ngjyrat tradicionale jeshile të ekipit.
Sporting, i cili u bë kampion për herë të 21-të ka arritur të tre lart trofeun e kampionit për herë të dytë radhazi dhe të tretin në 5 sezonet e fundit.
Kryeqytetasit dominuan kampionatin, duke e mbyllur me 82 pikë, dy pikë mbi rivalët e Benficës, të cilët barazuan 1-1 me Sporting Braga. Në fillim të nëntorit 2024, trajneri i tyre Ruben Amorim u largua për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Manchester United.
Lini një Përgjigje