TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 12:42

Leroi Sane refuzon ofertën e Bayern, vizita misterioze në Monako; çfarë ndodh me sulmuesin e panzerave

Shkruar nga Pamfleti

Leroi Sane refuzon ofertën e Bayern, vizita misterioze në Monako;

Fjalën e fundit do e thotë Presidenti I Bayern Munchen. E ardhmja e Leroi Sane mbetet në pikëpyetje, ndërsa lojtari I kombëtares ka refuzuar të rinovojë kontratën me gjigandët bavarezë, me kushtet e deritanishme.

Ndaj dhe, 5 vite pas transferimit nga City te Bayern, ndoshta në qershor, Sane nuk do të jetë pjesë e ekipit bavarez.

Të premten, BILD dhe Sky raportuan se lojtari ndërkombëtar gjerman e hodhi poshtë ofertën e FC Bayern. Kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të qershorit. Një gjë është e qartë: Bayern Munchen nuk dëshiron ta përmirësojë ofertën aktuale.

"Epo, për aq sa di unë, nuk ka mbaruar ende plotësisht. E kam dëgjuar edhe këtë. Sigurisht që do të kem mundësinë të flas me të. Ne donim ta mbanim. Kjo është mjaft e qartë. Ne bëmë një ofertë të arsyeshme dhe tërheqëse, sipas mendimit tonë. Nëse ai e pranon, do të jemi të lumtur. Nëse jo, atëherë ky është vendimi i tij. Por pastaj jeta vazhdon", tha Herbert Hainer, Presidenti i gjigandëve bavarezë.

Por një gjë është e qartë: Bayerni është ende i gatshëm të flasë për zgjatjen e kontratës në fund.

Drejtori sportiv Max Eberl kishte komentuar për rastin Sane pas fitores 4-0 të kampionëve ndaj Hoffenheim. "Leroy tha sot se nuk dëshiron ta pranojë këtë ofertë në këtë formë. Kjo është legjitime", tha Eberl.

Në vijim ai shtoi “gjëja e mirë në këtë situatë është se nuk ka armiqësi. Ndjej se Leroy do të donte të qëndronte. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”.

Gjatë javës, Sane shkaktoi shumë bujë për shkak të udhëtimit të tij në Monako. Në principatë, Sane ishte i ftuar në një darkë bamirësie të organizuar nga fondacioni i Thilo Kehrer (ish-yll i Schalke dhe ish-lojtar I kombëtares gjermane) në restorantin luksoz La Môme në port.

 

Lini një Përgjigje