
Atmosferë elektrizuese në “Air Albania”, ku tifozët kuqezinj po mbushin të gjithë shkallët e stadiumit.
Ndërkohë, ndërhyrjet nuk kanë munguar; stuartët e stadiumit kanë ndërhyrë duke i marrë disa tifozëve flamujt që përmbanin simbolet e UÇK-së. Masa vjen si pjesë e kontrollit të rreptë të UEFA-s, e cila ndjek nga afër çdo detaj të kësaj përballjeje për shkak të historikut të përplasjes mes dy vendeve në ndeshjet e mëparshme.
Kujtojmë se sfida e sotme është nën monitorim të veçantë nga instancat europiane të futbollit, pas precedentëve të mëparshëm si episodi i famshëm me dronin në Beograd. Çdo provokim, flamur apo mesazh me ngarkesë politike mund të sjellë pasoja për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Të dy skuadrat kanë nisur nxemjen dhe gjithçka është gati për një ndeshje që, pavarësisht përpjekjeve për të qenë thjesht sportive, mbart peshën e historisë dhe ndjeshmërinë e publikut.
Lini një Përgjigje