TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 17:45

Supersfida e Bundesligës mbyllet në paqe, Bajerni i “bën ballë” Leverkusenit me 9 lojtarë; Dortmundi nuk fal në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Supersfida e Bundesligës mbyllet në paqe, Bajerni i “bën

Supersfida e javës së 26-të në Bundesligë mes Bajer Leverkusenit dhe Bajernit të Mynihut përfundoi në barazim 1-1, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe kartonë.

Leverkuseni kaloi në avantazh shumë shpejt, që në minutën e 5-të. Pas një topi të humbur nga Luis Diaz në mesfushë, vendasit zhvilluan një kundërsulm të shpejtë që nisi nga Kulbrith. Ky i fundit pasoi për Patrik Shick, i cili shërbeu për Aleks Garsia. Mesfushori spanjoll nuk gaboi përballë portierit Sven Ulrish, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Situata u komplikua për Bajernin në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 43-të, Nikolas Xhekson u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Martin Terrier, duke i lënë bavarezët me një lojtar më pak. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Leverkusenit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bajerni barazoi në minutën e 61-të me Herri Kejn, pas një asistimi të Luis Diaz dhe një gabimi të portierit vendas. Megjithatë, pas rishikimit me VAR, goli u anulua për prekje të topit me dorë nga sulmuesi anglez.

Barazimi erdhi në minutën e 69-të. Majkëll Olize asistoi për Luis Diaz, i cili këtë herë realizoi duke dërguar topin në rrjetë dhe duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Në minutën e 85-të, Bajerni mbeti me nëntë lojtarë, pasi Luis Diaz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe u detyrua të largohej nga fusha. Megjithatë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me ndeshjen që u mbyll 1-1.

Në takimet e tjera të javës, Borusia e Dortmundit fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Augsburgut. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Karim Adeyjemi, pas asistit të Maksimilian Bejer.

Në minutën e 59-të, Dortmundi dyfishoi shifrat. Pas një krosimi nga këndi të Julian Rajerson, mbrojtësi i ri italian Luka Rexhiani shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore, Dortmundi mban gjallë garën për kreun, ndërsa diferenca me Bajernin mbetet në 9 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të ditës, Ajntrahti i Frankfurtit fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Heidenheimit, ndërsa Hofenhajmi dhe Volfsburgu u ndanë në barazim 1-1.

bajern mynih bajer leverkusen bundesliga borusia dortmund

Lini një Përgjigje