TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 17:03

Triumf me “aromë” mbijetese, Tirana mposht Bylisin dhe merr fitoren e parë nën drejtimin e Orges Shehit

Shkruar nga Pamfleti

Triumf me “aromë” mbijetese, Tirana mposht Bylisin dhe merr

Tirana ka siguruar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të bardhebluve.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Serge Tabekou në minutën e 66-të. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë Tiranës tri pikë të rëndësishme në garën e kampionatit.

Kjo është gjithashtu fitorja e parë për trajnerin Orges Shehi pas rikthimit të tij në stolin e skuadrës bardheblu.

Pas këtij suksesi, Tirana ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë të tabelës. Në anën tjetër, Bylis mbetet në vendin e shtatë me 27 pikë të grumbulluara.

tirana bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje