TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 16:14

Armando fantastik në Angli, sulmuesi shqiptar protagonist në fitoren e ekipit të tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando fantastik në Angli, sulmuesi shqiptar protagonist në fitoren e

Armando Dobra ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren që Çesterfildi arriti në transfertë ndaj Nots Kaunti me rezultatin 2-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Ligës 2 në Angli.

Sulmuesi me origjinë shqiptare hapi serinë e golave për skuadrën e tij në minutën e 16-të, duke i dhënë avantazhin Çesterfildit dhe duke ndezur atmosferën në tribunat e stadiumit. Goli i tij i dha tonin një përballjeje të luftuar dhe me emocione deri në fund.

Me këtë realizim, 24-vjeçari arrin në kuotën e pesë golave në kampionat për këtë sezon. Përveç kontributit në shënim, Dobra ka regjistruar gjithashtu edhe dy asiste me fanellën e Çesterfildit gjatë këtij edicioni.

 

armando dobra sulmuesi shqiptar çesterfild

Lini një Përgjigje