TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 15:31

Armando Broja kalon dëmtimin, sulmuesi kuqezi djeg etapat dhe rishfaqet përsëri në ndeshjen e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja kalon dëmtimin, sulmuesi kuqezi djeg etapat dhe rishfaqet

Armando Broja ka përshpejtuar procesin e rikuperimit nga dëmtimi që e mbajti rreth një muaj larg fushave të lojës, duke qenë gati për t’u rikthyer në dispozicion të skuadrës më herët se sa pritej.

Fillimisht ishte parashikuar që sulmuesi shqiptar të ishte i gatshëm për trajnerin Parker vetëm në ndeshjen e javës së ardhshme, megjithëse prej disa ditësh ai kishte nisur stërvitjen me grupin. Megjithatë, paraqitja e tij në seancën e fundit stërvitore duket se ka bindur stafin teknik se është në gjendje të kontribuojë që në sfidën e kësaj jave.

Vendimi u bë i qartë me publikimin e formacioneve për ndeshjen ndaj Bërnmuthit. Trajneri Parker ka surprizuar duke përfshirë Brojën në stolin e rezervave.

Kjo tregon se sulmuesi konsiderohet i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në këtë përballje, edhe pse pritet ta nisë takimin nga pankina.

Armando Broja kalon dëmtimin, sulmuesi kuqezi djeg etapat dhe rishfaqet

armando broja sulmuesi i kombëtares bërnli

Lini një Përgjigje