TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 20:45

Thuajse humbi këmbën dhe luan falas për klubin e zemrës, mesfushori realizon supergol dhe çon ekipin në finalen e La Liga (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Thuajse humbi këmbën dhe luan falas për klubin e zemrës,

Historia e Santi Kazorlës duket si një nga ato për të cilat bëhen filma. Futbollisti spanjoll ishte një nga më të vlerësuarit e brezit të tij, ishte pjesë e përfaqësueses dhe një idhull tek Arsenali. Por dëmtimet e njëpasnjëshme dhe një infeksion që e bëri thuajse të humbiste këmbën, shkatërruan karrierën e tij kur ishte në kulmin e saj.

Pas disa vitesh vuajtje dhe ndërhyrjesh kriurgjikale, Kazorla vendosi të luante thuajse vetëm për pasion. Ai u largua nga futbolli i niveleve të larta dhe fillimisht shkoi në Katar, e në fund u kthye në Spanjë, për t’iu bashkuar në vitin 2023 klubit të tij të zemrës, Real Oviedos. Ai e bëri këtë falas, që do të thotë se paguhet me një rrogë që është minimumi sindikal i detyrueshëm dhe të ardhurat që fiton nga shitja e fanelave, shkojnë për akademinë e kësaj skuadre.

Dhe legjenda 40-vjeçare mbrëmë ka qenë protagonist i një nate të paharrueshme. Oviedo ishte në “play-off” për ngjitjen në La Liga dhe pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë në Almeria, po mundej 1-0 në shtëpi në sfidën e kthimit. Për të kërkuar garancinë e kualifikimit, trajneri u drejtua nga stoli dhe tek eksperienca e Santi Kazorlas, i cili nuk zhgënjeu.

Në fillimin e pjesës së dytë, ai shënoi me një goditje spektakolare golin e barazimit 1-1 dhe siguroi praninë në finalen e “play-off” për ekipin e tij, duke e afruar vetëm një hap nga kthimi historik në La Liga.

 

santi kazorl mesfushori spanjoll real oviedo

Lini një Përgjigje