TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 18:49

Futbollisti shqiptar prezantohet si vras*s me pagesë, skuadra e Bundesligës gjermane transferon 21-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti shqiptar prezantohet si vras*s me pagesë, skuadra e

Hofenheim ka zyrtarizuar Leon Avdullahun me kontratë deri në vitin 2028. Për talentin shqiptar ka paguar 8 milionë euro te Bazeli, ku spikati dhe u shpall kampion.

Klubi i Bundesligës gjermane e ka prezantuar me stil të veçantë Leonin. “Leon – The Professional”, shkruan Hofenheim që rikujton filmin e vitit 1994.

Leoni në filmin e njohur është vrasës me pagesë. Disa klube gjermane njihen ndërkohë për mënyrën e veçantë si prezantojnë lojtarët. Sigurisht që këtë rast nuk mund ta humbisnin.

Xherdan Shaqiri dhe shumë futbollistë të tjerë i kanë uruar suksese në aventurën e re. 21-vjeçari shikohet me të ardhme në mesfushë dhe klubi gjerman po e monitoronte prej kohësh.

Futbollisti shqiptar prezantohet si vras*s me pagesë, skuadra e

leon avdullahu futbollisti shqiptar hofenheim

Lini një Përgjigje