TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2023, 21:24

Tifozët brohorasin në kor emrin e Mesit, tërbohet Kristiano Ronaldo (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët brohorasin në kor emrin e Mesit, tërbohet Kristiano

Lionel Mesi fitoi mbrëmjen e djeshme Topin e Artë numër 8 në karrierë. Interesant është fakti se për çdo arritje të yllit argjentinas, nuk mungojnë ngacmimet ndaj Kristiano Ronaldos, që është dhe rivali historik i “Pleshtit”. 

CR7 ra pre e provokimeve të tifozëve në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, teksa tifozëria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Mesit. Ky fakt tërboi portugezin, i cili nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Ky koment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa është bërë viral në rrjetet sociale.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje