
Portieri aktual i Arsenalit, David Raya, duket se do të jetë një titullar i padiskutueshëm për skuadrën e Mikel Arteta edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Aaron Ramsdale tashmë është në hije dhe klubi anglez po mendon ta zëvendësojë portierin e “Tre Luanëve” me një “gardian” tjetër.
Bëhet fjalë për portierin me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj. Me pashaportë gjermane, Ramaj mbron portën e Ajax në Hollandë.
Performanca e 22-vjeçarit ka qenë fantastike, ku shpesh është shpallur edhe lojtari i ndeshjes në kampionatin e Everedise.
Siç raportohet nga “Football Transfers”, Arsenal duket i gatshëm të ofrojë plot 17.5 milionë euro për kartonin e “Dardanit”
Lini një Përgjigje