Sport 1 Mars 2023, 16:13

Tragjedi në Spanjë, ish-futbollisti ndërron jetë pasi u përplas nga treni, 5-vite më parë humbi këmbët pas rrëzimit nga hoteli

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Spanjë, ish-futbollisti ndërron jetë pasi u

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën. Pelajo Novo Garsia, ish-futbollist, ka humbur jetën pasi është goditur nga një tren.

Ish-mesfushori, gjatë karrierës së tij luajti me klube si Oviedo, Elçe, Kordoba, Lugo, Albasete dhe Kluzh në Rumani.

Garsia ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare. Jeta e tij e shkurtër ishte e mbushur plot vuajtje.

Pesë vite më parë u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli, duke pësuar fraktura të mëdha në këmbë.

Garsia iu nënshtrua një operacioni. Ai humbi këmbët dhe u bë një atlet tenisi me karrige me rrota.

Në vitin 2021 u bë kampion i zonës së Asturias. Më vonë iu bashkua bordit të Federatës Austriake të Tenisit.

Tragjedi në Spanjë, ish-futbollisti ndërron jetë pasi u

pelajo novo garsia ish-futbollisti