Sport10 Dhjetor 2023, 18:00

Atletiko e Madridit ia del në shtëpi, Almeria zgjohet vonë, askuash si dyshja Morata-Grizman në Europë

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko e Madridit ia del në shtëpi, Almeria zgjohet vonë,

3 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Atletiko e Madridit bën detyrën dhe tregon se këtë sezon i ka objektivat e qarta.  Në “Metropolitano Stadium” (Madrid), Almeria u imponua me shifrat 2-1, ndaj një kundërshtari shumë të fortë. 

Grizman realizoi në minutën e gjashtë për skuadrën e Simeones, por goli u konsiderua i parregullt. Brenda pjesës së parë, Los Kolçoneros realizuan 2 herë. Fillimisht Morata zhbllokoi llogaritë në minutën e 17, ndërsa Korrea dyfishoi shifrat në minutën e 22. 

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa pavarësisht disavantazhit të dyfishtë, mysafirët u futën në lojë. Leo Baptistao ngushtoi shifrat në minutën e 62, por goli shërbeu vetëm për statistikë, pasi Atletiko mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund. 

atletiko e madridit almeria la liga