
Tragjedia ka pushtuar futbollin spanjoll këtë të diel. Një tifoz ka ndërruar jetë në stadium, gjatë ndeshjes Granada-Atletik Bilbao për shkak të arrestit kardiak. Ishte portieri i baskëve, Unai Simon që nxitoi për të lajmëruar arbitrin në minutën e 15, pasi u njoftua fillimisht nga tifozët.
Ndeshja vazhdoi për 5 minuta, para se të ndërprehej përfundimisht, teksa doktorët po mundoheshin ta shpëtonin tifozin. Lojtarët më pas qendruan në fushë për rreh 40 minuta, ndërsa iu drejtuan më pas dhomave të zhveshjes.
Pas këtij momenti u pezullua dhe ndeshja, që kujtojmë se Atletiko po fitonte 1-0 ndaj Granadës ku aktivizohet Uzuni, me golin e Injaki Uilliams në minutën e gjashtë.
Lini një Përgjigje