TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2023, 17:08

Premier Liga/ Broja nuk lë shenjë si titullar me Çelsin, Siti rikthehet te fitorja në kampionat me përmbysjen në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga/ Broja nuk lë shenjë si titullar me Çelsin, Siti

Premier Liga ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjet e javës së 16. Çelsi është mposhtur nga Evertoni. “Blutë” pësojnë kështu disfatën e dytë rresht në kampionat, teksa në transfertë humbasin 2-0. Armando Broja e nisi këtë sfidë si titullar, por sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ia doli të linte gjurmë. 

Nga ana tjetër është rikthyer te fitorja në kampionat Mançester Siti. “Qytetarët” triumfuan 2-1 ndaj Lutonit dhe tashmë sigurojnë 3 pikët pas 4 javësh pa fitore.  

Në pjesën e parë dominimi i “Qytetarëve” nuk prodhoi gol. Në shtesën e fraksionit, skuadra modeste vendase kaloi në avantazh, duke dërguar në festë tifozërinë. Një krosim i Taunsend u shfrytëzua nga Elijah Adebajo, i cili me kokë mposhti Alison. 

Në pjesën e dytë, Siti ndryshoi marsh dhe ktheu gjithçka në favor. Silva barazoi shifrat në minutën e 62, ndërsa Gilish kompletoi përmbysjen 3 minuta më vonë. 

Skuadra e Pep Guardiolës renditet në vendin e katërt me 33 pikë. Në krahun tjetër, Luton ka grumbulluar vetëm 9 pikë dhe renditet në zonën e kuqe. 
 
Firore spektakolare mori Fulham ndaj Uest Hemit. Në shtëpinë e tyre triumfuan me shifrat 5-0 duke “shtypur” kështu ekipin e “çekanëve”. 

mançester siti çelsi premier liga

Lini një Përgjigje