TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 18:26

Trump “vjedh skenën” e Botërorit, presidenti amerikan do të dorëzojë trofeun në finalen e madhe të Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
Trump “vjedh skenën” e Botërorit, presidenti amerikan do
Donald Trump-Gianni Infantino

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së trofeut të Kupës së Botës, pas finales së madhe që do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “MetLife” në Nju Xhersi.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, gjatë një interviste për televizionin amerikan “Fox News”, duke i dhënë fund spekulimeve mbi praninë e Trump në ngjarjen më të rëndësishme të turneut.

Sipas Infantinos, presidenti amerikan ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me FIFA-n gjatë gjithë kompeticionit, pavarësisht mungesës së tij në ndeshjet dhe ceremonitë e deritanishme.

Ne do të jemi së bashku me presidentin duke shijuar finalen dhe, natyrisht, do t’i dorëzojmë së bashku trofeun fituesit”, deklaroi Infantino për mediat.

Trump nuk ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të turneut, të zhvilluar para ndeshjes së parë të kombëtares amerikane kundër Paraguajit në stadiumin “SoFi” të Los Anxhelosit. Në atë rast, administrata amerikane u përfaqësua nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Megjithatë, finalja e Kupës së Botës pritet të sjellë presidentin amerikan në qendër të vëmendjes globale. Kjo nuk do të jetë hera e parë që Trump merr pjesë në një ceremoni të tillë. Një vit më parë, gjatë Botërorit për Klube të zhvilluar po në stadiumin “MetLife”, ai i dorëzoi trofeun skuadrës së Chelsea-t, duke tërhequr vëmendje edhe për praninë e tij në podium gjatë festimeve të ekipit fitues.

Prania e Trump dhe Infantinos në ceremoninë përmbyllëse pritet ta shndërrojë finalen në një nga momentet më të ndjekura të turneut, duke ndërthurur spektaklin sportiv me simbolikën politike në një skenë me jehonë globale.

Sytë e botës do të jenë të drejtuar nga Nju Xhersi më 19 korrik, kur skuadra kampione do të ngrejë trofeun e artë nga duart e presidentit amerikan dhe kreut të FIFA-s.

donald trump ish-presidenti amerikan kupa e botës

1 Komente

  1. D
    Donald PEDOFILMATRAPAZI

    Hahaha… NJE KLLOUN DO TE DOREZOJE KUPEN BOTES NE FUTBOLL,eahh….Hahaha… Edhe ky BOLJA e ka gjoksin me GROPE!?

    Lini një Përgjigje