TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2023, 18:05

U dëmtua në miqësoren kundër Aston Vilës, eksperti i merkatos jep lajmin e madh për të ardhmen e Armando Brojës

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua në miqësoren kundër Aston Vilës, eksperti i

Armando Broja humbi një pjesë të madhe të sezonit 2022-2023 për shkak të lëndimit.

Sipas Nizaar Kinsella, sulmuesi të mërkurën do të përshpejtojë rikuperimin e dëmtimit me Çelsi U-21 përpara rikthimit në ekipin të parë.

Faza përgatitore e ekipit të parë do të fillojë më 3 korrik, por shqiptari dëshiron të jetë gati për t’i bërë përshtypje Mauricio Poçetinos.

Armando Broja u dëmtua në një miqësore kundër Aston Vilës gjatë pushimeve për shkak të Kupës së Botës.

Ndërsa thashethemet janë lidhur me 21-vjeçarin për një kalim te Brajtoni, Fabrizio Romano këmbëngul se ai nuk do largohet.

Poçetino synon t’i japë një shans Brojës në ekipin e parë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri. Sipas Kinsellas, sulmuesi nuk është në shitje.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje