TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2025, 21:23

U nderua me “Ëndërr Botërori” dhe u surprizua për datëlindje, reagon Alen Sherri

Shkruar nga Pamfleti

U nderua me “Ëndërr Botërori” dhe u surprizua

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e së hënës në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen në “play-off”, një rezultat madhor dhe historik. “Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event, mes tyre edhe Alen Sherri.

Ish-i i Superiores u surprizua menjëherë pas këtij çmimi, pasi në po të njëjtën ditë festonte edhe datëlindjen. Padiksutim atë datëlindje do ta mbajë mend gjatë, pasi e festoi në një mbrëmje të madhe gala, teksa ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Kenaqesi e veçante te isha pjese e kesaj nate speciale. Faleminderit @kombetarja_fshf @fshforg @rtvklan per surprizen e bukur dhe te ndaja kete ditelindje me ju”, ka shkruar gardiani i portës.

alen sherri portieri i kombëtares

Lini një Përgjigje