TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2025, 22:25

U transferua në Madrid në merkaton e verës, rrëfehet Kilian Mbape: Reali ka një aureolë si askush tjetër

Shkruar nga Pamfleti

U transferua në Madrid në merkaton e verës, rrëfehet Kilian

Pritej të ishte njeriu më i rëndësishëm i Realit dhe ashtu po e tregon. Kujtimet e vuajtjeve të fillimit janë harruar për Mbape dhe tashmë francezi është lokomotiva e “Los Blancos”. Ai ka arritur Kristiano Ronaldon me 33 gola në sezonin e tij të parë dhe është vetëm 4 larg rekordit absolut, që mbahet nga Ivan Zamorano diçka më shumë se 30 vjet më parë kur debutonte me Madridin.

Së fundmi, sulmuesi i ardhur në verë nga PSG-ja ka dhënë intervistën e tij të parë në Spanjë, duke folur për televizionin “La Sexta”. Ndonëse intervista do të transmetohet më 6 prill, mediat spanjolle kanë nxjerrë disa grimca. Në videon promovuese dyminutëshe, Mbape ka trajtuar një sërë temash dhe shprehu dashurinë e tij për Realin e Madridit.

Gjithçka që doja ishte të luaja në ‘Bernabeu’, me këtë fanelë. Me të gjithë tifozët që këndojnë emrin tim. Të shënoj gola. Të jem i lumtur. Fillova si tifoz i Zizu (Zidan) dhe ‘Galacticos’. Është klubi më i mirë në botë dhe ka një aureolë që të tjerët nuk e kanë”, ka thënë Mbape.

Ai ka përmendur rolin e prindërve të tij gjatë gjithë karrierës.

Unë e pata këtë ëndërr, që më vonë u bë qëllim dhe tani është bërë realitet. Dua të fitoj La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka që është e mundur me Realin e Madridit”. Në një nivel më personal, Mbape ka shpjeguar se e cilëson veten një person normal pavarësisht mendimeve nga jashtë që janë nga më të larmishmet.

Unë jam një njeri normal përpara se të jem futbollist, jam një person që jetoj jetën, që shoh gjëra që ndodhin, që ka gjëra që më pëlqejnë, që ka gjëra që më trishtojnë, që më zemërojnë… dhe që në fund jap mendimin tim, me vlerat që kam dhe që mendoj se janë të mira për mua dhe për botën”, theksoi Mbape.

Unë jam një djalë që mund ta shoh atë në fytyrën time nëse jam i lumtur apo jo, dhe tani jam i lumtur. Shumë i lumtur”, përfundoi Mbape në premierën e intervistës, e cila do të transmetohet të dielën e ardhshme.

 

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje