Sport 6 Dhjetor 2023, 18:25

Çudira në futbollin shqiptar, lojtarët e Skënderbeut zihen kush do të godasë penalltinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çudira në futbollin shqiptar, lojtarët e Skënderbeut zihen

Skënderbeu fitoi 4-0 me Turbinën në raundin e 1/16 e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar më tej. Ndërkohë klima në Korçë nuk ka qenë aq e qetë mes lojtarëve vendas. Në minutën e shtatë, bardhekuqtë fituan një penallti, por Juri Merlim dhe Ergi Zenullari u përplasën mes tyre se cili do e godiste. Në fund 11- metërshin e mori përsipër Merlim, që kaloi korçarët në avantazh.

 

Në ndeshjet e tjera, Elbasani siguroi biletën për në fazën tjetër, teksa mposhti 3-2 Kastriotin.

Edhe Dinamo triumfoi ndaj Orikut, me “Blutë” që siguruan fitoren 2-0. Po me këtë rezultat triumfua edhe Flamurtari, ndërkohë Lushnja fitoi 3-0 ndaj Tomorit.

Apolonia gjithashtu kaloi në fazën tjetër, pasi mposhti 2-1 Luzin. Teksa 90 miutat nuk prodhuan fitues në takimin mes Bylisit dhe Vorës në barazimin 2-2 dhe Korabit dhe Besës po në barazim 2-2 dhe këto dy sfida shkuan në shtesë.

Pas 30 minutave shtesë nuk pati ndryshim të rezultateve dhe në këtë mënyrë u goditën penalltitë.

Pas gjuajtjes së 11-metërshave kualifikimin e siguruan Korabi dhe Bylisi.

ergi zenullari juri merlim kupa e shqipërisë