Sport 6 Dhjetor 2023, 17:09

“Ujqërit e Dëborës” sfidojnë ‘Djemtë e Detit’, Laçi përballë Dinamos, zbulohen çiftet e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Ujqërit e Dëborës” sfidojnë ‘Djemtë

Kupa e Shqipërisë ka njohur sot emrat e 8 skuadrave të cilat do t’u bashkohen 8 ekipeve të Superiores në turin e tretë të saj, duke dhuruar përballje shumë interesante në fazën tjetër të këtij turneu.

Ajo që bie në sy fillimisht janë dy përballjet e skuadrave të Superiores, për më tepër skuadra të cilat kanë ambicie për të luajtur në Europë dhe e shohin Kupën si një rrugë drejt saj.

Padyshim sfida më e fortë do të jetë ajo mes Laçit dhe Dinamos, ndërsa përballja tjetër mes ekipeve të elitës është Teuta-Skënderbeu.

Sipas skemës së paracaktuar që në fillimin e edicionit, Partizani do të ndeshet me Apoloninë, kurse Tirana do të vihet përballë Korabit në turin tjetër. Fituesit në fuqi të Egnatias do të nisin mbrojtjen e trofeut përballë Lushnjës, ndërsa Kukësi luan me Elbasanin me pretendime.

Një sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Erzenit dhe Bylisit.

Ndërkaq, skema paracakton kthimin e një klasikeje të futbollit shqiptar, pasi Vllaznia do të ndeshet me Flamurtarin.

Turi i tretë i Kupës së Shqipërisë:

1-Partizani-Apolonia

2-Tirana-Korabi

3-Egnatia-Lushnja

4-Vllaznia-Flamurtari

5-Laçi-Dinamo

6-Teuta-Skënderbeu

7-Kukësi-Elbasani

8-Erzeni-Bylis

Edhe në turin e tretë të turneut, fituesi do të përcaktohet nga vetëm një ndeshje direkte.

kupa e shqipërisë skënderbeu teuta laçi dinamo