TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2023, 20:33

Sulmuesi i harruar nga FSHF-ja shkëlqen sërish me skuadrën e Serisë A në miqësore, 3 gola në dy ndeshje radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i harruar nga FSHF-ja shkëlqen sërish me skuadrën e

Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni, u bë sërish protagonist në fitoren e thellë që skuadra e tij, Frosinone arriti kundër Ferentinos me rezultatin 10-0.

22-vjeçari që erdhi nga Bajerni i Mynihut shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 24, i cili është i treti në dy ndeshjet e para me skuadrën e sapongjitur në Serinë A.

Kujtojmë që Çuni ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, por më pas u la në harresë nga FSHF-ja, duke mos u grumbulluar as me skuadrën e U-21 dhe as me atë A.

marvin çuni sulmuesi shqiptar frosinone

Lini një Përgjigje