
Juventus U-20 ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Xhenoas në ndeshjen e javës së 29-të të kampionatit Primavera 1. Protagonist në këtë përballje ishte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare U-19, Arman Durmishi, i cili realizoi golin e parë të takimit.
17-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës vetëm pesë minuta pas nisjes së ndeshjes, duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës torineze. Goli ndaj Xhnoas ishte i dhjeti për Durmishin këtë sezon në kampionatin Primavera 1, në 16 paraqitje me fanellën bardhezi.
Performanca e sulmuesit shqiptar po tërheq vëmendje te Juventusi, ku ai konsiderohet një nga talentet më premtues të akademisë. Që prej verës së vitit 2025, Durmishi u promovua nga skuadra U-17 tek ajo U-20, pavarësisht moshës së tij të re.
Sulmuesi, i cili luan natyrshëm në rolin e qendërsulmuesit, po vazhdon të tregojë progres të shpejtë në kampionatin e të rinjve dhe pritet të jetë një emër për t’u ndjekur në vijim të karrierës së tij.
Lini një Përgjigje