
Gruaja e futbollistit të ndjerë Diogo Jota ka zbuluar mesazhin e fundit që i kishte dërguar atij pak çaste përpara aksidentit tragjik, sipas një biografie të re kushtuar yllit portugez.
Rute Cardoso kishte planifikuar t’i dërgonte Jotës videon e dasmës së tyre, pa qenë në dijeni se ai sapo ishte përfshirë në një aksident fatal me një Lamborghini Huracan të marrë me qira, në një autostradë në Spanjë. Futbollisti 28-vjeçar i Liverpool humbi jetën në korrik të vitit të kaluar.
Sipas policisë spanjolle, shkaku kryesor i aksidentit ishte shpejtësia. Në momentin e ngjarjes, Jota po udhëtonte së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, drejt Santanderit për të marrë një traget për në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte këshilluar të shmangte fluturimet për shkak të një ndërhyrjeje në mushkëri.
Biografia zyrtare, e shkruar nga ish-futbollisti Jose Manuel Delgado, mban titullin “Nunca Mais e Muito Tempo” (“Kurrë Më Nuk Është Një Kohë e Gjatë”) dhe pritet të publikohet më 9 prill në Portugali. Botuesit e përshkruajnë librin si një vepër emocionale dhe respektuese që i bën homazh jetës dhe trashëgimisë së Jotës, si futbollist dhe si njeri.
Në një intervistë për televizionin portugez, prezantuesja Isabel Figueira tregoi:
“Ajo që më tronditi më shumë ishte mënyra se si Rute rrëfen mesazhet e fundit që i dërgon Jotës, por që ai kurrë nuk i mori. Ajo thotë se sapo kishte marrë videon e dasmës dhe i shkruan: ‘Dashuria ime, kur të ndalesh, më telefono, sepse kam diçka për të të treguar.’ Ishte kjo video e veçantë e dasmës së tyre.”, shkruan ajo.
Pordha e madhe gris breket e te zotit. Keta lamashet kokeboshe ish pabreksa, pasi behen multimionere, hapen bythesh e perfundojne ne Esfel. Shume per te ardhur keq, sidomos per nenen e shkrete e te pakten te jete nje mesim per takemin e tij qe te mos hapen bythesh. Thone qe, si eshte topi bosh, ashtu eshte edhe koka e ketyre.