Sport25 Maj 2023, 21:12

Veshi fanelën e Shqipërisë në “EURO 2016”, ish-sulmuesi tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Veshi fanelën e Shqipërisë në “EURO 2016”,

Tashmë është zyrtare, Shkëlzen Gashi ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur, duke “varur këpucët në gozhdë”. Lajmi u konfirmua nga vetë 34-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”. 

“Ka ardhur koha t’ju them se kapitulli i futbollit po mbyllet për mua dhe do t’i jap fund karrierës time aktive pas këtij sezoni. Dëshiroj të falënderoj klubet dhe bashkëlojtarët e mi për shumë momente të paharrueshme dhe suksese të mëdha. Një falënderim shumë i madh shkon për familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e madhe. Unë jam duke pritur shumë për të ardhmen dhe gjithçka që vjen”, shkroi Gashi.

Kujtojmë që Gashi u aktivizua 17 ndeshje me fanelën e Kombëtares shqiptare, ku shënoi një gol, atë ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”. Momenti i artë i sulmuesit në karrierën e tij ka qenë kur u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit të vitit 2014 dhe 2015 në Superligën e Zvicrës.

Në vitin 2013, Gashi fitoi Kupën e Zvicrës me Grashopperin, kurse në vitin 2015 u bë kampion në Superligën e Zvicrës me Bazelin.

Gashi, që aktualisht është pjesë e Aaraut në ligën e dytë të futbollit helvet, karrierë ka bërë edhe te Belinzona, Shafauseni, Ksamaksi e Zyrihu në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Kolorado Rapids.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkelzen Gashi ???????? (@s_gashi)

shkëlzen gashi ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare