TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2026, 19:04

Nga Champions League te Portugalia, të gjitha rekordet dhe numrat e CR7 në 41-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Pamfleti

Nga Champions League te Portugalia, të gjitha rekordet dhe numrat e CR7

Kristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe ka sinjalizuar rikthimin në fushë me Al Nassr. Ylli portugez publikoi në rrjetet sociale një foto nga stërvitja me lojtarët e skuadrës arabe, duke lënë të kuptohet se periudha e bojkotit ka përfunduar.

Pak ditë më parë, Ronaldo kishte ndërprerë pjesëmarrjen në ndeshje dhe seanca stërvitore, pas polemikave me fondin PIF. Sipas deklarimeve të tij, kishte pakënaqësi për trajtimin preferencial ndaj Al Hilal, një çështje që mbetet në nivel pretendimesh dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht. Rikthimi në stërvitje ka rritur pritshmëritë që ai të jetë në fushë në ndeshjen e radhës kundër Al Itihad.

Shifra që flasin vetë

Karriera e Ronaldos vijon të mbështetet mbi statistika të jashtëzakonshme: 1308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë, duke e renditur mes shënuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij përfshin 5 “Topa të Artë” dhe 4 “Këpucë të Arta”, tregues i një dominance të gjatë dhe të qendrueshme në nivelet më të larta të futbollit.

Mbretëria në Champions League

Lidhja e CR7 me Champions League është unike. Ai mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve, golave dhe asisteve në historinë e kompeticionit. Ronaldo është lojtari i parë që ka kaluar pragun e 100 golave, duke shënuar në çdo fazë të turnout, nga grupet deri në finale dhe duke lënë gjurmë me hat-trick dhe seri golash radhazi.

Rekorde edhe me Portugalinë

Edhe me fanelën e kombëtares portugeze, ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Ronaldo është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin e kombëtareve dhe mban disa rekorde në Kampionatet Europiane, si në fazat kualifikuese ashtu edhe në turneun final.

Një karrierë pa kufij

Përtej rekordeve me Realin e Madridit, ku është shënuesi më i mirë në histori. Ronaldo ka hyrë në histori si lojtari i parë që shpallet golashënuesi më i mirë në katër kampionate të ndryshme dhe që shënon mbi 50 gola në secilin prej tyre: Premier Liga (Mançester Junajtid), La Liga (Real Madrid), Seria A (Juventus) dhe Saudi Pro Ligë (Al Nassr). Në çdo ndalesë, marka CR7 ka ruajtur të njëjtin standard, duke e konfirmuar si një nga shënuesit më prolifikë të historisë së futbollit botëror.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje