Sport10 Dhjetor 2023, 23:17

Xhirona “bën ligjin” në La Liga, ‘trondit’ Barcelonën dhe i merr kreun Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Xhirona “bën ligjin” në La Liga, ‘trondit’

Xhirona është skuadra që po bën ligjin në La Liga. Fitorja së fundmi me Barcelonën 2-4, në shtëpinë e këtyre të fundit, e tregon më së miri. 

Tashmë Xhirona renditet e para në Spanjë me 41 pikë, 2 më shumë se Reali i Madridit i vendit të dytë. Në anën tjetër Barcelona renditet e katërta me 34 pikë, po aq sa Atletiko e Madridit. 

Goli i parë në ndeshjen me Barcelonën u shënua nga Dovbik në pjesën e parë. Levandovski barazoi 7 minuta më vonë, por Xhirona ia doli të kthehet sërish në avantazh me Gutierrez në fundin e pjesës së parë. 

Pjesa dytë u dominua nga Barcelona, por ishte Xhirona që gjeti të tretin në minutën e 80. Dhe pse Barcelona nuk u dorëzua duke ngushtuar shifrat në 3-2 me Gundogan në minutën e 92, ishte Girona që shënoi sërish për të vulosur gjithçka në 2-4. 
 

barcelona xhirona la liga