Sport28 Mars 2023, 09:46

“Ylli” i Frankfurtit në udhëkryq, Evan N’Dicka midis Romës dhe Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti

“Ylli” i  Frankfurtit në udhëkryq,  Evan N’Dicka

Evan N’Dicka pas katër viteve qëndrim do të largohet nga Eintracht Frankfurt.

Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në Bundesliga dhe garat evropiane, ka ngjallur interesimin e klubeve evropiane.

N’Dicka është futur në vitin e fundit të kontratës me Frankfurtin dhe ka vendosur të largohet i lirë në fund të sezonit dhe mos të rinovoi kontratën. Klubi gjerman i ka bërë disa oferta për rinovimin e kontratës, por francezi ka refuzuar pasi dëshiron një hap para në karrierën e tij.

Dy janë skuadrat favorite për të nënshkruar me të, konkurrenca është e madhe për francezin.Gjiganti italian Roma dhe ai spanjoll Barcelona janë favoritët dhe thuhet se tanimë kanë pasur takimet e para me agjentët e futbollistit.

Giallorosët e duan N’Dickan si zëvendësues të Chris Smalling i cili do të largohet në fund të sezonit.

Në anën tjetër 23-vjeçari në Camp Nou shihet si një alternativë, por ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e gjigantit spanjoll.

Gjithsesi interesim për lojtarin ka edhe nga Liga Premier e Ligue l1 franceze, por Roma dhe Barcelona për momentin mbeten dy klubet favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin francez.

frankfurt barcelon roma