TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 17:31

Zbulohen detajet e ofertës përtej 6.5 mln euro që po diskutohet me turqit, Uzuni ka dhënë “OK” për transferimin te Trabzonspor

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen detajet e ofertës përtej 6.5 mln euro që po diskutohet

Myrto Uzuni mund të kthehet në një nga surprizat e merkatos së dimrit në Turqi. Klubi i Trabzonsporit është në negociata me Austin për transferimin e sulmuesit shqiptar, i cili raportohet se ka dhënë miratimin për një lëvizje të tillë.

Sipas informacioneve të fundit, oferta që po diskutohet mes palëve nuk përfshin vetëm shumën bazë prej 6,5 milionë eurosh. Marrëveshja parashikon edhe 1,5 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të lidhura me arritje sportive apo objektiva të caktuara të lojtarit dhe klubit.

Po ashtu, klubi amerikan i Austin do të ruante 15% të kartonit të Uzunit, për të përfituar nga një transferim i mundshëm i ardhshëm, në rast se Trabzonspori vendos ta shesë sulmuesin në një tjetër ekip.

Merkatoja e dimrit në Turqi mbyllet sot në orën 23:59, çka i jep negociatave një karakter urgjent dhe vendimtar në orët e fundit.

Nëse transferimi konkretizohet, Uzuni do të ribashkohej me Ernest Muçin, i cili aktualisht është pjesë e Trabzonsporit. Kartoni i Muçit zotërohet nga Beshiktashi dhe pritet që klubi ta blejë përfundimisht në merkaton e verës.

Zhvillimet pritet të sqarohen brenda mbrëmjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë marrëveshjen përfundimtare brenda afatit zyrtar të merkatos.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje